Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Humanizmi shqiptar: Dje nuk kishin asgjë, tash siguruan ushqimin për dy vitet e ardhshme (Video)

Prizren Post | 20:35 - 28.07.2014

Prishtinë – Ndryshe nga një natë më parë që kishin vetëm vaj dhe krip, familja Sadriu ditën e Fitër Bajramit e priti me shumë ushqime, veshmbathje e gjëra të tjera. Pas reportazhit të KosovaPressit, dhjetëra qytetarët nga vende të ndryshme të Kosovës, e madje edhe nga diaspora, kësaj familjeje u kanë dhuruar ushqime e para.

Kjo familje tashmë ka siguruar ushqimin për dy vitet e ardhshme, ka bërë para sa për të blerë një parcelë të vogël diku, dhe shpresojnë se do të ndihmohen edhe për një shtëpi.
Ndryshe, një ditë më parë ata nuk kishin bukë për të ngrënë. Valbona Jashari, nuk ka fjalë t’ju falënderohet gjithë atyre që u ndihmuan.

“Zoti ju dhashtë bereqet atyre që më kanë pru e ata që nuk më kanë pru. Masi jom në shpi të magjupit, prej lagështie ka mu kalb krejt (ushqimi). Si me harç e si me pare na kanë ndimu. Nja tre vetë më kanë lajmëru prej jashtit. Edhe ata më qojnë pare tash. Tani më kanë than veç boni gati paret për me ble naj tokë. Për harç u krye tash. Boll faleminderit prej tyre tash. Veç ni shpi i lutna popullit çka janë dashamirë, motra e vilazën, për qita fëmi se për veti jeta jem shkoj. Unë i bana do vjet çka i bana. Deka po na vjen. Unë për veti jom edhe vet smutë, por veç t’jua boj fëmijëve qysh jau kom bo harçin edhe ni shpi”, thotë ajo.

Gjatë kohës sa ishte ekipi i KosovaPressit aty, familjes i vinin ndihma të ndryshme nga qytetarët të cilët solidarizoheshin në këtë ditë të madhe për besimtarët myslimanë.
Hilmije Sadiku nga Prishtina, e cila jeton në Finlandë, i solli familjes një shumë të të hollave, pasi tha se nuk ishte përmbajtur kur e kishte parë familjen në atë gjendje.

Familja pesë-anëtarëshe jeton me një ndihmë sociale, të cilin e merr nga shteti, ndërsa Valbona thotë se për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore, asnjëri nga ta nuk mund të punojnë punë të rënda.


Etiketa:
Arivisti Company