Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

I ftohti në Stamboll, autoritetet kujdesen për kafshët e rrugës

Prizren Post | 20:00 - 31.12.2015

Stamboll – Bashkia Üsküdar në Stamboll në bazë të punës së saj për ti ardhur në ndihmë kafshëve të rrugëve ka shpërndarë “shtëpi” macesh në parqet e qytetit si dhe shtëpiza për zogj familjeve me qëllim vendosjen e tyre ne dritaret e shtëpive.


Bashkia Üsküdar në Stamboll në bazë të punës së saj për ti ardhur në ndihmë kafshëve të rrugëve ka shpërndarë “shtëpi” macesh në parqet e qytetit si dhe shtëpiza për zogj familjeve me qëllim vendosjen e tyre ne dritaret e shtëpive, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i kësaj bashkie, Hilmi Türkmen duke folur për gazetarët gjatë lançimit të projektit në parkun Huzur tha se puna e bashkisë për mbrojtjen e kafshëve të rrugëve vazhdon pa ndërprerë.

Duke shpjeguar se macet e rrugës gjatë kushteve të këqija të motit e kanë të vështirë të gjejnë ushqim dhe strehën e duhur, Turkmen tha se me vendosjen e shtëpizave të maceve në parqet e qytetit ata ju mundësojnë një strehë dhe ushqim.

”Nëse ndonjë nga macet ka nevojë për ndihmë mjekësore, gjatë këtij procesi ne i veshim asaj një triko leshi e thurur posaçërisht për të. Këtë triko ajo e mban veshur gjatë gjithë procesit të mjekimit dhe kujdesit mjekësor”- shpjegon ndër të tjera Turkmen.

Ndërsa për mbrojtjen nga i ftohti të zogjve kjo bashki ka lançuar një tjetër projekt të emërtuar “Shtëpia nga ne, ushqimi nga ju”. “Ju shpërndajmë shtëpiza të lëvizshme me vakum familjeve në mënyrë që këtë shtëpizë ato ta ngjisin në xhamat e dhomave të tyre. Qytetarët tanë duke i mbushur ato me ushqim mund të mundësojnë strehimin e zogjve të cilët e kanë të vështirë të gjejnë ushqim në këtë kohë të ftohtë” thotë për gazetarët kryetari i Bashkisë Üsküdar në Stamboll, Hilmi Türkmen.


Arivisti Company