Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

I pandalshëm Liverpooli, fiton edhe ndaj Crystal Palace

Prizren Post | 21:30 - 29.10.2016

Liverpooli ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, Reds fituan edhe ndaj Crystal Palace me rezultat 2-4.

Mysafirët ishin më të mirë në këtë takim, por në pjesën e parë hasën në disa vështirësi të mëdha.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 16-të nga Emre Can, por vendasit barazuan pas dy minutash me anë të James McArthur pas një gabimi në mbrojtje.

Në minutën e 21-të shënoi Dejan Lovren për të përmirësuar gabimin e pak minutave më parë, por edhe kjo nuk zgjati shumë pasi në minutën e 33-të shënoi edhe një herë McArthur.

Që Reds të shkonin në pushim me epërsi u përkujdes mbrojtësi Joel Matip, i cili në minutën e 44-të shënoi bukur me kokë dhe me rezultat 2-3 skuadrat shkuan në pushim.

Pjesa e dytë filloi me rastet e Christian Benteke dhe Sadio Mane, por për golin e qetësisë u përkujdes Roberto Firmino në minutën e 71-të, i cili parabolloi portierin pas një asistimi maestral nga kapiteni Jordan Henderson.


Arivisti Company