Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ibrahimovic, rroga e re është e çmendur

Prizren Post | 09:30 - 27.01.2016

PARIS – Zlatan Ibrahimovic ka marrë një ofertë të re për vazhdimin e kontratës në Paris Saint-Germain.

Zlatan Ibrahimovic ka marrë ofertë të re me kushte të përmirësiara financiare për vazhdimin e kontratës në Paris Saint-Germain.

Sulmuesi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me kampionin e Ligue 1.
Mirëpo, krerët e klubit dëshirojnë ta mbajnë në Parc des Princes, duke i ofruar një ofertë të lartë.

Sipas mediave franceze, PSG është i gatshëm të paguajë 1.5 milionë euro në muaj, në mënyrë që Ibrahimovic të vazhdojë qëndrimin në klub.

Në total, reprezentuesi suedez do të përfitojë rreth 18 milionë euro në vit./lajmi/


Etiketa:
Arivisti Company