Identifikohen dy të mitur për vjedhje në zyrën e Gjendjes Civile në fshatin Gjonaj


E hënë, 27 Shkurt 2023

PRIZREN – Më datën 21/02/2023 rreth orës 08:35 Policia ka marre informatën se persona të dyshimtë kanë hyrë në brendësi të zyrës së Gjendjes Civile në Gjonaj të Hasit.

Ankuesi “Zyrtar i lartë” përgjegjës i zyrës së GJC-së ka raportuar se persona të dyshuar deri atëherë të panjohur, kishin thyer xhamin e dritares dhe kishin depërtuar në brendi të zyrës dhe nga aty kishin vjedhur vulën zyrtare të Gjendjes Civile.

Sipas ankuesit kjo zyre punon dy dite në javë dhe që nga dita e enjte me datë 16.02.2023 kur është mbyllur në ora 15:30 ka qenë gjithçka në rregull, ndërsa me datë 21 shkurt 2023, në ora 08:30 është vërejtur se ishte kryer vjedhja, në këtë objekt nuk ka roje e as kamera te sigurisë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë patrulla policore, hetuesi kujdestar si dhe forenzika.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar qe te iniciohet rasti si Vjedhje e Rëndë.

Pas një pune intensive hetimore nga Njësiti i Hetuesisë, Stacioni Policor Prizren, me datë 24.02.2023, është arritur që të gjendet vula e vjedhur. Vula në fjalë është gjetur e thyer në pjesën e kornizës, por pjesa bazike e pa dëmtuar, po ashtu janë identifikuar dy të dyshuar, të njëjtit pranojnë se kanë kryer këtë vepër.

Dy të dyshuarit janë nën moshën 14 vjeçare. Për rastin në fjalë është informuar prokurori kujdestar, Prokuroria Themelore Prizren, Departamenti për të Krime të Rënda, me rekomandim të së cilit ky rast do të mbyllet me Raport të Veçantë, pasi që të dyshuarin nuk mbajnë përgjegjësi penale. Vula në fjalë do të i kthehet personit përgjegjës.

Etiketa: , , , , ,
Të fundit