Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Imam Krasniqi: Liderëve tanë u ka humbur rruga në mes të oborrit

Prizren Post | 22:55 - 02.05.2014

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, përmes një opinioni dërguar redaksisë së mediumit Telegrafi, reagon ndaj vizitës së fundit të delegacionit të Kosovës në Vatikan.

“Shenjtërimi i dy papëve në Vatikan mblodhi liderë dhe politikanë nga e tërë bota. Në mesin e tyre, padyshim, ishin edhe liderët tanë të cilët mezi s’presin t’i thërras dikush nga Perëndimi, pavarësisht rastit apo shkasit”, shkroi ai.

Sipas tij, të gjithë jemi dëshmitarë të asaj se liderët perëndimorë betohen në Bibël me rastin e inaugurimit të tyre, se i vizitojnë kishat, e shprehin botërisht përkatësinë e tyre fetare. Por, ajo që e shqetëson Krasniqin është përgjigja për këtë pyetje: “Si gjejnë kohë, hapësirë dhe mundësi liderët tanë të shkojnë gjerë në Vatikan kurse këtu, në Prishtinë, xhamitë nuk i kanë as 100 metra larg zyrave dhe nuk gjejnë ‘kohë’ as vullnet të vijnë, madje qoftë edhe një herë të vetme”?

Sipas Krasniqit, liderëve tanë u ka humbur rruga në mes të oborrit, as vet nuk po e dinë se kush janë dhe çka janë! /Prizren Post/


Etiketa:
Arivisti Company