Indonezia bllokon Yahoo, Paypal dhe faqet e internetit të lojrave për shkelje të licencave

XHAKARTA – Indonezia ka bllokuar faqen e internetit të motorit të kërkimit Yahoo, firmën e pagesave Paypal dhe disa faqe interneti të lojërave për shkak të mosrespektimit të rregullave të licencimit, tha një zyrtar të shtunën, duke shkaktuar një reagim të ashpër në mediat sociale.

Regjistrimi kërkohet sipas rregullave të publikuara në fund të nëntorit 2020 dhe do t’u japë autoriteteve kompetenca të gjera për të detyruar platformat të zbulojnë të dhënat e përdoruesve të caktuar dhe të heqin përmbajtjen që konsiderohet e paligjshme ose që “prishin rendin publik” brenda katër orëve nëse është urgjente dhe 24 orëve nëse jo.

Disa kompani të teknologjisë kishin nxituar të regjistroheshin në ditët para afatit, i cili ishte shtyrë deri të premten, duke përfshirë Alphabet Inc., Meta Platforms Inc. Facebook, Instagram dhe WhatsApp si dhe Amazon.com Inc.

Semuel Abrijani Pangerapan, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Komunikimeve të Indonezisë, tha në një mesazh me tekst se faqet e internetit që janë bllokuar përfshijnë Yahoo, Paypal dhe faqet e lojërave si Steam, Dota2, Counter-Strike dhe EpicGames.

Etiketa: , ,

Leave a Reply