Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Iniesta vazhdon me Barçën deri më 2018

Prizren Post | 17:31 - 19.12.2013

Barcelona ka arritur marrëveshje për të nënshkruar kontratë të re me Andres Iniestan, i cili tash është lidhur me Camp Nou deri në verën e vitit 2018.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit katalanas, duke u dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

Kontrata e mesfushorit skadonte në verën e vitit 2015, dhe një numër klubesh përcillnin nga afër situatën e mesfushorit 29-vjeçar.

Iniesta është pjellë e akademisë së të rinjve të Barcelonës dhe ka bërë 479 paraqitje zyrtare për klubin që kur bëri debutimin e tij të parë në sezonin 2002-03, nën drejtimin e trajnerit Louis van Gaal.

Spanjolli ka shënuar 48 gola dhe ka fituar 21 trofe gjatë kohës së tij te Barca, përfshirë gjashtë tituj të La Ligës dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve.


Etiketa:
Arivisti Company