Ministri i Drejtësisë gjobitet për thyerjen e masave anti-Covid


E diel, 20 Dhjetor 2020

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka bërë të ditur se është dënuar për thyerje të masave anti-pandemi nga Qeveria.

Selimi thotë se edhe pse nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova

“Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipit së tij. Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin”, është shprehur Selimi./klankosova

Etiketa: