Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

“Interi do të rikthehet në Champions”

Prizren Post | 11:47 - 27.08.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Futbollisti i Interit, Stevan Jovetiç është i bindur se “Nerazurët” do të kenë një sezon të mirë.

Malazezi para pak ditësh i është bashkuar Interit nga Manchester City. Jovetiç beson se skuadra mund të rikthehet në Champions League.

“Vendi i tretë? Unë mendoj se ne mund të arrijmë këtë. Ka shumë skuadra të mira në ligë, por ne kemi një ekip të fortë”, ka thënë Jovetiç.

“Ne jemi trajnuar mirë dhe miqësoret na kanë ndihmuar shumë, pavarësisht rezultateve. Ne jemi të gatshëm”, ka theksuar ai.

Ai u ka premtuar tifozëve të Interit se do të mundohet të bëjë më të mirën dhe të shënojë shumë gola.

“Premtimi për tifozët? Unë kam vendosur një objektiv, por unë jam i sigurt se do të bëjë shumë gola dhe ta ndihmojë skuadrën”, ka pohuar sulmuesi malazez.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company