Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Intervistë me kryetarin e Forumit Rinor të AK Partisë ztr. Melih ECERTAŞ

Prizren Post | 08:43 - 24.11.2016

Prizren Post: A mund të na bëni një prezantim të shkurtër rreth AK Partisë dhe në veçanti rreth Forumit Rinor të AK Partisë?

Melih ECERTAŞ: Që nga dita e themelimit AK Partia mundohet të përfshijë nën një sedër gjithë Turqinë me diturinë dhe prurjet e saj si një “vend lider” e poashtu është grupimi më i madh në vend. Ne si Forumi Rinor i AK Partisë jemi një shoqëri që interesohemi për të gjitha problemet që të rinjët e vendit kanë dhe ndihemi përgjegjës për ta duke u munduar t`i përfaqësojmë në çdo fushë.

Prizren Post: A mund të na tregoni rreth përvojave të Forumit Rinor të AKP-së?

Melih ECERTAŞ: Tani në Turqi ka rreth 20 milionë të rinjë që do të përdorin votën në vitin 2019. Fillimisht e dëgjojmë rininë pastaj i marrim problemet e tyre. Veten e shohim përgjegjës për të gjithë rininë e Turqisë.
Me këtë kuptim, i pranojmë të gjithë zërat social, politik si dhe kulturor të të rinjëve dhe i përfaqësojmë ata. Themeluesi ynë Recep Tayyip Erdoğan në mekanizmat e partisë të rinjëve i ka dhënë një vend të veçantë. Në çdo çështje që ndërlidhet apo nuk ndërlidhet me ne bëhen konsultime, kështu që edhe ne brenda çarçeve të këtyre konsultimeve e vazhdojmë betejën tonë.

Prizren Post: Çfarë roli mund të mëvetësojë rinia për maturimin dhe zhvillimin e rrjedhës politike?

Melih ECERTAŞ: Rinia është faktori më i rëndësishem në formimin dhe dinamikën e politikës së vendit. Në mbrëmjen e 15 korrikut kur u tentua të bëhej grush-shteti, Rinia e AK Partisë së bashku me rininë e partive tjera dolën së bashku në rrugë në mbrojtje të demokracisë.

Kur thirri kryeministri, ne u përgjigjëm: “Ne jemi gati kryetar, me gaditshmëri jemi duke pritur, çdo herë jemi në sheshe”. Duke i dalur në mbrojtje vendit, demokracisë dhe politikës së pastër në këtë periudhë padyshim rol kanë të rinjët. Ajo që duhet të bëjmë ne është të qëndrojmë të drejtë, të palëkundshëm dhe të jemi zotërues të diturisë. Në çështjet në të cilat jemi zotërues të njohurive, jemi zotërues të ideve të bukura.

prizren-post-melih-ecertas-ile-roportaj-1

Prizren Post: Si po e shihni ecurinë e zhvillimeve politike në Ballkan?

Melih ECERTAŞ: Me referendumin e fundit të mbajtur nga Republika Serbe që është pjesë e Bosnje dhe Hercegovinës, sikurse që i shqetësoi vendet fqinje poashtu e shqetësoi edhe Turqinë. Afrimi i Bosnjës drejtë anëtarësimit në BE dhe rritja e urrejtjes së Perëndimit ndaj Islamit, nga Republika Serbe është i pritshëm një hap i tillë. Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka që i vjen për dore që të mbrojë paqen, barazinë, tërësinë territoriale dhe pavarësinë e Bosnje dhe Hercegovinës.

Kjo gaditshmëri është e gatshme për të gjitha vendet mike në atë regjion. Turqia atje pothuajse me të gjithë popujt ka një lidhje të fortë historike, kulturore dhe ekonomike, ne jemi shumë të interesuar në vazhdimin e stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe jemi të gatshëm të japim ndihmën e nevojshme për këtë.

Prizren Post: Cilat janë përvojat e juaja me forumet rinore të partive të ndryshme nga Ballkani?

Melih ECERTAŞ: Ne jemi në kontakt të afërt pothuajse me të gjitha forumet rinore të partive të çdo shteti në Ballkan.

Prizren Post: Fatkeqësisht, në mesin e rinisë ballkanase influenca e organizatës terroriste FETO është shumë e madhe. Në lidhje me këtë fenomen negativ si mund të formohet një vetëdije lokale mes popujve që jetojnë atje? Si mund të përfitojmë nga përvoja juaj rreth ndërgjegjësimit për FETO-n dhe për ndalimin e efekteve negative dhe të veprimtarive me elementeve terroriste?

Melih ECERTAŞ: Themelet e FETO-s si një organizatë janë hedhur 40 vite më parë, në shumë vende ende nuk janë deshifruar njerëzit kripto që kanë. Ne dëshirojmë që vendet e Ballkanit të marrin përvojë nga ato që ne kemi përjetuar.

Më 15 korrik ashtu sikur populli turk që e tregoi vendosmërinë ndaj grushtetit edhe miqt tanë në Ballkan treguan të njejtën gjë duke i mbushur sheshet. Thirrja e presidentit tonë arriti edhe në gjeografinë ballkanike dhe ne e ndjemë atë përkrahje miqësore nga afër. Ne këtë bashkëpunim duhet ta vazhdojmë edhe pas tentimit të grushtetit me vendosmëri së bashku në luftën kundër kësaj organizate terroriste, duhet të mos i lëmë të rinjtë që të bien pre në kurthin e tyre të quajtur edukim si dhe duhet të pastrohen të gjitha nivelet shtetërore nga ata. Aq sa është FETO kërcënuese për Turqinë, aq është edhe për Ballkanin.

Prizren Post: Turqia vazhdimisht nuk ka kursyer mbështetjen për shtetin më të ri të Europës dhe për rininë e saj, cilat janë mënyrat e mundshme të bashkëpunimit me ju?

Melih ECERTAŞ: Kosova është shteti më i ri në Europë në aspektin e popullsisë, kjo është një përparësi e madhe. Detyra jonë si të rinjë është për të investuar në të ardhmen. Të rinjtë e Kosovës e kanë këtë potencial të madh që mund të realizohet. Nëse të rinjtë punojnë me të gjithë forcën e tyre, askush nuk mund të përballet me ta, por ne duhet të jemi modest. Ne duhet të jemi të sigurt dhe të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë.

Në emër të Prizren Post intervistuan: Jetmir MALOKU dhe Gönül ÇELİK.


Etiketa:
Arivisti Company