Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Intervistë me kryetarin e BD-së Zafir Berisha

Prizren Post | 17:16 - 16.10.2013

Prizren, 16 tetor – Intervistë me kandidatin për kryetar të Kuvendit Komunal të Prizrenit në Zgjedhjet Lokale të 3 nëntorit, kryetarin e Bashkimit Demokratik ztr. Zafir BERISHËN.

Prizren Post: Si po e shikoni mbarëvajtjen e fushatës elektorale në qytetin e Prizrenit?

Zafir BERISHA: Fushata është duke vazhduar sipas planifikimt që ka bërë shtabi zgjedhor i BD-së dhe kemi përfunduar fazën e parë, nga e mërkura futemi në fazën e dytë të fushatës…

Prizren Post: Çka ofron Bashkimi Demokratik në dallim prej subjekteve tjera për Prizrenin?

Zafir BERISHA: BD-ja ka ofertë të qartë për qytetarët e Prizrenit, ofron atë që i ka munguar Prizrenit që për Prizrenin të vendoset në Prizren gjë që ka munguar deri tash për arsye se politikanët lokol të Prizrenit kanë qenë butak të politikave me mentalitet provinciale mesjetare që janë vendosur për fat të keq në Prishtinë.

Prizren Post: Sipas jush cilat janë pritshmëritë e votuesve nga këto zgjedhje?

Zafir BERISHA: Votuesit nga zgjedhjet e 3 nëntorit presin shumë dhe këtë që e pret votuesi prizrenas ne jemi në gjendje me ia ofru me programin tonë dhe ekipin e njerëzve profesionistë që kemi në kuadër të strukturave të Bashkimit Demokratik, që janë të gatshëm të sakrifikojnë nga vetja në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të Prizrenit.

Prizren Post: Çka do të ndryshonit së pari nëse pas 3 nëntorit dilni si fitues të zgjedhjeve? Dhe në cilat fusha do të jeni më të përkushtuar për të vepruar?

Zafir BERISHA: Tek ne nuk ka dilema a do të fitojmë por atë ne garantojmë se me ardhjen tonë në pushtet do të ndryshojnë shumë gjëra në të mirë të qytatarëve, duke filluar nga ngritja e përgjegjësisë në të gjitha nivelet e administratës që janë kompetentë në komunë duke hequr njëherë e përgjithmonë nga mendja atë se dikush që punon në administratë është shef i qytetarëve, por do të vihen të gjithë në shërbim të qytetarëve si në arsim, shëndetësi etj; për ta ngritur cilësinë e shërbimeve, ndërsa prioritet i prioriteteve do të jetë formimi i hapësirës ligjore dhe fizike për investitorët që janë të gatshëm të investojnë në Prizren, për ta zvogëluar nivelin e papunësisë dhe për ta rregulluar mirëqenien e qytetarëve e cila është buzë greminës si rezultat i klasës së korruptuar politike që aktualishtë është në pushtet…

Prizren Post: A keni plan për trajtimin e zonës historike të Prizrenit?

Zafir BERISHA: Zona historike e Prizrenit…është vlerë e madhe e qytetit tonë dhe atë do ta trajtojmë me prioritet me qëllimin më të mirë, poashtu ajo zonë do t’i sjellë profite në aspektin ekonomik qytetit dhe bizneseve prizrenase.

Prizren Post: A mendoni se po bëhet fushatë e mirëfilltë (fer) politike nga subjektet tjera?

Zafir BERISHA: Fushata që është duke u bërë në Prizren është jashtë asaj që është normale për tu bërë një fushatë, kemi terrorizim të qytetit nga foto super gjigande të atyre që kanë vjedhur paranë e qytetarëve sa që djalin 4 vjecar nuk jam duke e dërguar në qerdhe për të mos u frikësuar nga fytyra trishtuse që kanë mbuluar lagjen Ortakoll, veqeanërisht dhe rrugën unazore të qytetit, por megjthatë këta pano torturuse nëpër qytet kanë irrituar qytetarët deri në atë masë të cilët me padurim po presin të dalin në gjedhje për t’i gjykuar me votë, ndërsa për të zezat tjera vetëm se gjykatat momentlisht janë duke i gjykuar…

Prizren Post: Cilat janë arsyet pse votuesit ta votojnë Bashkimin Demokratik dhe juve si kandidat për kryetar komune?

Zafir BERISHA: Qytetarët e Prizrenit duhet të më votojnë sepse rrugën e nisur për të mirë të këtij populli që e kam nisur dhe për të cilën kam menduar se e kam quar deri në fund me 12 qershor 1999 ka mbetur në gjysmë prandaj duhet ta vazhdoj tani në forma të reja që t’ia kthejë krenarinë qyetatrëve të Prizrenit dhe të Kosovës.

Prizren Post: Si e shihni pjesëmarrjen dhe rolin e mediave (transparencën…) në këto zgjedhje?

Zafir BERISHA: Mediat janë bërë si në treg të plaqkave, kush ju jep para më shumë ato dalin… sa i përket mediave lokale disa janë duke na sabotuar deri në ekstrem sa që asnjëherë nuk na kanë pasqyruar, disa shumë pak për mos me thënë të këqia, ndërsa disa mirë janë… defekti te mediat lokale është se janë mësuar janë mësuar të marrin para të majme nga ata që kanë vjedhur, p.sh. TV Opinion i ka kërcënuar gazetarët se edhe emri BD dhe “Zaf” s’bën me dalë në emisionet e tyre pasi unë s’kam pranuar me hy në pazar sipas kërkesës së pronarit… sido që të jetë ne të fitojmë sepse për këtë ka nevojë qytetari dhe përsëri mediat do t’i trajtojë njësoj edhe ata që janë duke më sabotuar.

Prizren Post: Cila është porosia juaj për qytetarët e Prizrenit?

Zafir BERISHA: Porosia ime është që të dalin qytetarët masovikishtë në zgjedhje dhe me votën e tyre të dënojnë krimin e organizuar në institucione dhe të votojnë për Shpresën e Prizrenit që është në nr. 74.

Për Prizren Post, Jetmir Maloku.


Etiketa:
Arivisti Company