iPhone 6 do të jetë shumë i shtrenjtë


E enjte, 28 Gusht 2014

iphone6concept4

Ka një veçori për iPhone 6 e cila mund të mos iu pëlqejë aspak fansave të tij, mund të jetë iPhone më i kushtueshëm nga sa e kishit imagjinuar.

Pavarësisht se thuhet që cilësia do të kompensojë çmimin, pritet që iPhone 6 të kushtojë më shumë se 800 dollarë.

Ende nuk dihet data e daljes së tij në treg, por në 9 shtator, kompania ka deklaruar se do të dalë në një konferencë për shtypin për të prezantuar këtë produkt të ri.

Ja cilat janë disa nga karakteristikat e iPhone-s që bëjnë që ai të ketë një çmim të lartë:

-Ekrani i iPhones do të ketë një ekran të madh (4.7 dhe 5.5 inç). Bateria do të jetë më e madhe dhe telefoni do të jetë më i hollë.

-Ekrani do të jetë i përbërë nga kristale safiri. Kjo bën që për një iPhone, kjo të kushtojë 16 dollarë.

-Procesori mund të jetë më i ndërlikuar dhe iPhone mund të ketë një çip A8, që do të thotë se do të arrijë frekuencën 2 GH, më e lartë se iPhonet e tjera.