Irak, fillon operacioni për shpëtimin e Musulit


E hënë, 17 Tetor 2016

tank

Bagdad – Kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, ka deklaruar se ka nisur operacioni për shpëtimin e Musulit nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency.

Në një deklaratë në televizionin shtetëror, ai ka thënë se në qendër të qytetit të Musulit do të hyjnë vetëm forcat ushtarake dhe ato policore irakiane.

Ibadi thirrje qytetarëve të Musulit të bashkëpunojë me forcat e sigurisë

Kryeministri irakian në lidhje me operacionin për shpëtimin e Musulit nga DEASH-i, i ka bërë thirrje qytetarëve të Musulit të bashkëpunojnë me forcat e sigurisë.

Në deklaratën e tij ai nuk ka folur për forcat ushtarake të Irakut të Veriut, Peshmerge, grupin e stërvitur nga Turqia, ‘Mborjtësit e Ninovës’ dhe grupin e milicëve shia, Hashdi Shabi, të cilët ishte deklaruar më parë se do të marrin pjesë në operacion.

Gjatë deklaratës televizive, pranë Ibadi-t ishin, Shefi i Shtabit të Përgjitshëm Osman Ganimi dhe 8 ushtarakë të tjerë me grada të larta.

Të fundit