Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Isa Mustafa shkon në rezidencën Rugova

Prizren Post | 12:13 - 01.08.2017

Besohet se kjo vizitë ka të bëjë me një vizitë të mëparshme në rezidencën Rugova të kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj.

Ndërkohë që  vizita në rezidencën e presidentit Rugova, nga ana e Isa Mustafës zgjati më shumë se gjysmë orë. Ai nuk u dekalrua për media rreth arsyes së vizitës.

Haradinaj po në këtë vizitë mori mbështetjen e familjes Rugova për krijimin e Qeverisë.
Në ndërkohë që u raportua se deputetja e zgjedhur e LDK-së, Teuta Rugova kishte arritur një marrëveshje me Haradinajn për të votuar këtë të fundit për të parin e Qeverisë, raporton Klan Kosova. 

Por ishte vetë Rugova që më pas përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook tha se krejt kjo u keqkuptua, pasi ajo do të qëndrojë prapa vendimeve të LDK-së.


Etiketa:
Arivisti Company