Ish-komandanti i UÇK-së niset të dielen për në Hagë


E enjte, 28 Shkurt 2019

PRISHTINE – Gjykata Speciale në dhjetor të vitit të kaluar dërgoi ftesat e para për intervistimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Intervistimet nisen në janar të këtij viti, të cilat po vazhdojnë edhe sot. Një ftesë e tillë për intervistim i pati ardhur edhe Ismet Tarës i njohur si komandant “Hoxha”.

Ai më 2 mars, ditën e diel do të niset për në Hagë, ku do të intervistohet nga Specialja. Lidhur më këtë ai i ka kërkuar qytetarëve që të dalin për ta përcjellur atë.

Etiketa: , , , ,
Të fundit