E martë, 23 Maj 2017
Nga llogaria Twitter @owys663 i cili në ndërkohë është bllokuar katër orë para sulmit janë publikuar mesazhe kërcënuese me hashtag #Manchesterarena dhe me fotografinë e flamurit të SHI, transmeton “Daily Mail”.
“A keni harruar kërcënimin tonë. Ky është terror i drejtë”, ka shkruar në njërën nga këto mesazhe, transmeton gazetametro.net.
Në ndërkohë pjesëtarët e organizatës terroriste Shteti Islamik kanë publikuar në rrjetet sociale video xhirimin në të cilin marrin përgjegjësin për sulm, ka lajmëruar portali Akhbar Irak.
Pjesëtarët e Shtetit Islamik nëpër gjithë botën kanë festuar sulmin terrorist të cilin me siguri e ka kryer vetëvrasësi me bombë pas koncertit të këngëtares amerikane Adriana Grande.
Twitter i ka bllokuar shumë llogari në të cilat janë publikuar lavdërimet për sulm, por numri i tyre ende është i madh. Shumica prej tyre kanë publikuar thirrjet për “ujqit e vetmuar” që të kryejnë sulme të reja në Perëndim.
Në Twitter janë paraqitë edhe mesazhet në të cilat pretendohet se shpërthimi në Mançester ishte hakmarrje për sulme ndaj fëmijëve në Mosul dhe Al-Raka.
Etiketa: isis, Manchester, shperthimi