Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

ISIS shpall “Halifatin Islam”

Prizren Post | 21:20 - 29.06.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Kryengritësit që luftojnë në Irak nën Flamurin e ISIS njoftuan krijimin e shtetit islam, i cili shtrihet nga Diyala deri në Alepo, Siri.

Luftëtarët e Sirisë dhe Irakut kanë njoftuar krijimin e “Khalifatit”, duke iu referuar sistemit të udhëheqjes që përfundoi gati 100 vite më parë me rënien e Perandorisë Osmane.
Në një regjistrim audio të shpërndarë në internet të dielën, Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIS) e shpalli kreun e tij Ebu Bekr al Bagdadi si “Halif” dhe “Udhëheqësin e të gjithë muslimanëve”.

Bagdadi besohet se është udhëheqësi i ISIS, i cili njoftoi se tani quhet “Shteti Islam.”
Sipas deklaratës, Halifati i ri shtrihet nga provinca e Diyalas në Irak, deri në Alepo, Siri.
“Shura (këshilli) i shtetit islam u takua për të diskutuar çështjen (e Halifatit)… Shteti Islam vendosi të krijojë një Khalifati Islam dhe të caktojë një Halif për shtetin e muslimanëve,” tha zëdhënësi i ISIS Ebu Muhammed al Adnani.

“Fjalët ‘Irak’ dhe ‘Sham’ janë hequr nga emri i Shtetit Islam në letrat dhe dokumentet zyrtare,” tha Adnani, duke e përshkruar Halifatin si “endërr në zemrën e çdo muslimani”, “shpresa e të gjithë muxhahidinëve”.

Reporteri i Al Xhaziras, i cili raporton nga kryeqyteti i Irakut, Bagdadi, tha se Halifati në fakt është një republikë islame e drejtuar nga udhëheqësi, pa marrë parasysh kufinjtë kombëtarë.
Me anë të njoftimit, grupi i armatosur deklaron se tani ata po deklarojnë në mënyrë legjitime Halifatin si “shtetin e vertëtë musliman”, tha ai.

Njoftimi mund të sjellë probleme me luftëtarë të tjerë suni në Irak, të cilët po luftojnë kundër qeverisë qëndrore të kryeministrit Nuri al-Maliki, por që nuk luftojnë për Khalifat, tha korrespondenti i Al-Xhaziras./The-Journal/


Arivisti Company