Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ismaili: Nis studimi i fizibilitetit për SHSKUK-në, i hap rrugë investimit 50 milionë euro

Prizren Post | 15:11 - 04.06.2018

Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë ka nisur studimi i fizibilitetit për SHSKUK-në, i cili do t’i hapë rrugë projektit prej rreth 50 milionë eurosh për pajisje mjekësore.

Brenda 8 muajve, ekipi i ekspertëve nga Evropa që ka ardhur në Kosovë, do ta bëjë gati dokumentin strategjik, në bazë të të cilit do të orientohen investimet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, si pjesë të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Projekti i studimit të fizibilitetit, i financuar nga “Western Balkans Investment Framework”, do të realizohet përmes asistencës teknike të ËBIF-IPF 6 me përkrahje të Bankës Evropiane për Investime.

Projekti ka për qëllim të vlerësojë gjendjen ekzistuese të infrastrukturës së pajisjeve mjekësore në kujdesin dytësor dhe tretësor shëndetësor në Kosovë, dhe nevojat për: Pajisje të reja; staf shtesë profesional; trajnime specifike të stafit për përdorimin e pajisjeve; mbështetje teknike dhe material shpenzues për pajisjet.

Ministri Ismaili ka thënë se ky projekt i hap rrugë investimit 50 milionësh.


Etiketa:
Arivisti Company