Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Itali, autobusi bie në humnerë, 38 persona humbën jetën

Prizren Post | 09:04 - 29.07.2013

ITALI- Një aksident i rëndë me pasojë 38 të vdekur ka ndodhur në autostradën A16 Napoli-Canosa. Policia lokale njofton se 35 trupa janë nxjerrë nga autobusi, ndërsa 3 të tjerë kanë vdekur në spital. Ndërsa 11 persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Incidenti ndodhi në mes të Monteforte Irpino dhe BAIANO, ndërsa midis viktimave ishte edhe shoferi i autobusit. Njëra prej hipotezave që mendohet të lidhet me shkakun e aksidentit është një problem me frenat.

Mësohet se autobusi ka goditur një varg të gjatë makinash në autostradë, para se të përplasej me një shkëmb dhe të fluturonte në një greminë prej 25-30 metrash të lartë. Zona ku ka ndodhur aksidenti është mjaft e rrezikshme. Kushtet e motit në kohën e aksidentit, ishin të mira.

Ndërkaq 11 të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën në spitalin e Avellino dhe komunat e tjera fqinje. Ata janë 6 gra, 2 burra dhe 3 fëmijë.

Forcat e shpëtimit nxorrën të gjallë një grua nga rrënojat e autobosit, por fatkeqësisht humbi jetën pak minuta më vonë.

Autoritetet policore thonë se pasagjerët kanë qenë duke u kthyer nga një pelegrinazh në Padre Pio.


Etiketa:
Arivisti Company