Itali, Shqiptari vritet me thikë, pas një konflikti me një shqiptar tjetër


E diel, 2 Gusht 2015

Një shqiptar është vrarë nga një bashkëatdhetar i tij mbrëmjen e 1 gushtit në Alessandria të Italisë.

Sipas mediave italiane viktima është Sabri Alija, 55 vjeç ndërsa autori i dyshuar i cili është arrestuar është Polis Hazizi, 47 vjeç.

Krimi ka ndodhur në një sallë bingoje ku mësohet se dy shqiptarët kanë pasur konflikt për motive që kishin të bënin me lojrat. Viktima kishte tentuar të mbrohej por nuk kishte mundur. Ai ishte goditur me thikë.

55 vjeçari gjeti vdekjen në spital.

Etiketa: , ,
Të fundit