Italia përfshihet nga protestat


E enjte, 21 Nëntor 2013

Shtatë italianë mbetën të plagosur përgjatë protestës së sotme kundër ndërtimit të hekurudhës së shpejtësisë së lartë mes Italisë dhe Francës.

Protesta e cila u drejtua nga një invalid paraplegjik degradoi në dhunë me forcat e policisë, ku këtyre të fundit iu desh të përdornin gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën.

Protesta erdhi menjëherë pas takimit mes kryeministrit italian, Enrico Leitta dhe presidentit francez, Francois Hollande, të cilët deklaruan se janë dakord që të ndërtohet hekurudha e re “Lione-Torino” dhe shprehën keqardhje për incidentin që ndodhi sot në Romë.

Etiketa: ,