Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ja si duket Europa e filmuar nga hapsira

Prizren Post | 14:16 - 20.04.2015

Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës kanë realizuar një video, në të cilën na kanë prezantuar Europën nga hapsira.

Në këtë video mund të duken shumë qartë të gjitha dritat e natës në Evropë dhe në Afrikën e Veriut. Video e postuar në Youtube është realizuar nga të gjitha fotot e bashkuara, të bëra nga Ekspedita 43, teksa anija kozmike kaloi mesdheun më 26 mars. Në video janë të dukshme të gjitha qytetet europiane, duke filluar nga Gjibraltari deri në Ballkan, të treguara në dy këndvështrime të ndryshme.


Arivisti Company