Jahjaga do një kryeministër konsensual për zgjidhjen e ngërçit


E hënë, 29 Shtator 2014

Prishtinë – Dy përgjigjet që ka dhënë Gjykata Kushtetuese rreth krijimit të institucioneve të reja, mjaftojnë për presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, që t’i jepet fund ngërçit institucional.

Kësisoj, e para e vendit ka përjashtuar mundësinë që sërish t’i drejtohet Kushtetueses për më shumë qartësi rreth konstituimit të organeve të Kuvendit.

Zyrtarë të Presidencës nuk kanë dashur të komentojnë për hapat konkretë që do t’i ndërmarrë presidentja në rast se dështon për të tretën herë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. /koha/

Etiketa: ,