Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Jahjaga kërkon ndihmë për këtë çështje nga SHBA-të

Prizren Post | 16:45 - 24.03.2016

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u nderua nga Kongresmeni demokrat Elliot Engel në një mbrëmje të organizuar nga Women in Foreign Policy Group kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kongresmeni Engel, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, i dhuroi Presidentes Jahjaga flamurin amerikan të cilin ai e kishte valuar në nderim të mandatit të saj 5-vjeçar në Kongresin amerikan.

Me këtë rast, kongresmeni Engel falënderoi Presidenten Jahjaga për punën e saj si Presidente dhe thellimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë mes dy popujve.

Jahjaga u takua në Uashington me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright, të cilat diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe rajon.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ish sekretaren amerikane të shtetit për bashkëpunimin dhe për angazhimin e saj të vazhdueshëm për Kosovën dhe avancimin e proceseve demokratike.

Ish sekretarja Albright e përgëzoi Presidenten Jahja ga për punën e saj gjatë mandatit të saj në prezantimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe angazhimin për fuqizimin e demokracisë në Kosovë.

Presidentja Jahjaga po ashtu diskutoi për procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë për ekstremizmin e dhunshëm dhe kontributin e Kosovën për t’u përballur me këtë fenomen.

Jahjaga e theksoi nevojën e përgjithshme për një angazhim më të madh evropian dhe amerikan që do t’i ndihmonte shtetet e rajonit të konsolidojnë demokracitë e tyre dhe të forcojnë sundimin e rendit dhe ligjit në kuadër të integrimeve evropiane.

Ajo gjithashtu njoftoi Ndihmës Sekretaren Nuland me përmbushjen e obligimeve për themelimin e Gjykatës Speciale nga institucionet e Kosovës dhe përkushtimin e Kosovës që t’i respektojë obligimet ndërkombëtare.


Etiketa:
Arivisti Company