Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Jahjaga mbledh krerët e institucioneve për Gjykatën Speciale

Prizren Post | 07:48 - 26.02.2015

Prishtinë – Presidentja Atifete Jahjaga ka mbledhur në një takim të përbashkët krerët më të lartë të institucioneve të vendit, për të biseduar për formimin e Gjykatës Speciale.

Keshilltari i presidentes Arber Vllahiu i ka bërë të ditur RTK-se se në takimin e thirrur nga Jahjaga morën pjesë kryeministri Isa Mustafa, zv.kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Tracey Jacobson, si dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Mësohet se Jahjaga, e cila udhëheq ekipin politik për çështjen e Gjykatës Speciale, ka diskutuar me krerët e institucioneve për rrugën më të mirë për formimin e kësaj strukture, e cila do të merret me krimet e pretenduara të UÇK-së. Në ditët në vijim pritet që ekipi teknik për Gjykatën Speciale, që udhëhiqet nga ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, të paraqesë vlerësimet e veta për dokumentin që ka hartuar Bashkimi Evropian për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që duhet të bëjë Kosova për t’i hapur rrugë krijimit të gjykatës.


Etiketa:
Arivisti Company