Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Jakup Krasniqi: Krimi i monstrës “Intelektuale”

Prizren Post | 15:48 - 20.07.2013

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Jakup KRASNIQI

Shkruan: Jakup Krasniqi

Këto ditë në mediet shqiptare është rikthyer tema e luftës çlirimtare, e cila solli lirinë e Kosovës, kulmuar me shpalljen e Pavarësisë së saj më 17 shkurt 2008. Ky rikthim vjen çuditërisht tendencioz deri në skajshmëri me qëllimin e vetëm – dinigrimin e njerëzve të gjallë e të vdekur. Unë nuk do të merrem me ato që thuhen për të gjallët, pasi ata i kanë mundësitë të deklarohen vetë. Unë do të flas atë që duhet folur në rrethana të tilla me abuzuesit e fjalëssë lirë, duke rikujtuar atë që ka folur dhe ka dashur për lirinë tonë, për jetën tonë dhe për ardhmërinë tonë vetë Adem Jashari

Fundja, mua kurrë nuk do të më kishte shkuar mendja se në Kosovë ka ndonjë i arsimuar i mirëfilltë i edukuar në frymën moderne apo tradicionale kombëtare, që për flijimin e Adem Jasharit dhe familjes së tij të flasë me një gjuhë barbare, aspak njerëzore, siç bëri “intelektuali” e “shkrimtari” i vetëquajtur A.I. në një të përditshme (elektronike), më konkretisht, më 18 korrik (gazetaexprss.com).
Por kjo nuk është më e rënda apo më e dhimbshmja!

Më e rëndë dhe më e dhimbshme, më e papërballueshme dhe që s’hahet dot është tendenca që ky “intelektual” dhe “shkrimtar” ta amnistojë krimin më të rëndë të mundshëm të makinerisë çnjerëzore të Millosheviçit! Ta amnistojë krejt atë makineri kriminale, bashkë me kriminelët e saj e faji t’i mvishet Adem Jasharit, për të cilin familja ishte gjëja më e shtrenjtë e mundshme në këtë botë! Dhe një hakmarrje të tillë Adem Jashari nuk do ta ndërmerrte mbi asnjë familje të botës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Dhe këtë nuk mund ta dijë askush më mirë sesa unë. Sepse i kam të freskëta dhe s’mund të harrohen dot si kërkesa ime e sinqertë bërë mikut e bashkëluftëtarit Adem Jashari që të qëndronte, të organizonte, së këndejmi edhe të jetonte sa më larg familjes si dhe përgjigjen që kam marrë ndaj një kërkese të tillë nga ai. Një përgjigje të tillë mund ta jepte vetëm një njeri me tipare tepër të veçanta. Adem Jashari ishte me identitet të veçantë! I veçantë ishte si për atdhedashuri, ashtu edhe për guximin njerëzor. Ndoshta faji i tij i vetëm ishte se më shumë se jetën në robëri e donte vdekjen për liri. Dhe këtë nuk e kam dëgjuar e as lexuar ta mohojnë as mendjet më të ndritura të Evropës në veprat e tyre kapitale për dashurinë për jetën, lirinë dhe atdhedashurinë.

S’do të ngurroja ta kuptoja edhe “intelektualin” e “shkritmarin” A. I., sikur kjo (masakra ndaj familjes Jashari) të ishte masakra e parë dhe e vetmja apo e fundit serbe në Kosovë, brenda një viti lufte tepër të pabarabartë. Do ta kuptoja “intelektualin” monstër e “shkrimtarin” snob dhe këdo tjetër, që është i pakënaqur me “heronjtë” e gjallë (unë nuk besoj në heronjtë e gjallë), me komandantët e luftës e të pas luftës. Por për të rënët për liri e demokraci kërkohet nderim, nderim së paku edhe pa fjalë miradije. Të rënët nuk mund t’u përgjigjen monstërve, kujdestarëve denigrues të kryevlerës njerëzore – flijuesve për liri.

Po kujt po i flas?

Kjo që them vlen për intelektualin njeri, shkrimtarin e vërtetë dhe kjo nuk vlen për prodhimin njerëzor prej monstre. Pasi vetëm nga ky dyzim lindin njerëz me deformime fizike e mendore si në rastin tonë, me “intelektualin” dhe “shkritmarin” A. I.?! Vërtet nuk kam sesi ta di, prej nga dhe pse ky soj “intelektuali” e “shkrimtari” shqiptarëve më shumë ua preferon jetën nën të ashtuaujaturën Serbo-Jugosllavi, e cila brenda një viti lufte ka kryer dhjetëra masakra, madje edhe mbi familjet që nuk e kanë bërë asnjë rezistencë.

O “intelektual” dhe “shkrimtar i shpifur, në Kosovë kanë ndodhur pa fund masakra, mbi 13 mijë njerëz nuk jetojnë më! Pa folur për dëmet tjera që nuk mund të llogariten e as të konvertohen në euro. A e di ky “intelektual” e “shkrimtar”, sa familje shqiptare kanë humbur më të dashurit e tyre, të të gjitha moshave edhe pa e bërë asnjë rezistencë, bile edhe atëherë kur i kanë besuar makinerisë se Milloshit. Familje të tilla ka kudo dhe ngado në Kosovë, por “intelektualit” dhe “shkrimtarit”, le ta themi, “tonë” kjo nuk i bën asnjë përshtypje.

Në fund, do të doja t’i diskutoja me këtë monstër jo duke e pandehur si “intelektual”, “shkrimtar”, “analist”, “qytetar” dhe të “arsimuar” të Prishtinës se unë, qytetari i kësaj toke, ndjehem i fyer, jashtëzakonisht i fyer që një mendje e vetëquajtur përdhos kryeheronjtë e luftës çlirimtare. Fundja a s’është racizëm intelektual ky, i pashpejguar as nga shkenca psikanalitike frojdiane apo jungiane për një nivel të tillë shkencor “vlerësues” për legjendarin Adem Jashari? Ishin masakrat e Drenicës, të Gjhakovës, të Rahovecit, të Therandës, të Pejës , të Reçakut etj., etj., ato që e binden çdo shqiptar liridashës se nuk mund të jetohej apo bashkëjetohej me një shtet që i vriste në mënyrën më mizore qytetarët e “vet”, i dhunonin grat shqiptare për të përdhosur nderin dhe moralin e kombit, madje për këtë u bindën edhe SHBA-të dhe BE-ja dhe e gjithë bota demokratike. Bota u bindë, por ja që shqiptarët nuk po binden, përkundrazi gjarpri vazhdon të helmoj plagët e shumë familjeve shqiptare.

A thua, a mund të gjindet në Evropën e vlerave kulturore evropiane një intelektual monstër që do të merrte guximin për të përdhosur heroin kombëtar Adem Jashari si dhe luftën tonë çlirimtare. Jo, këtë s’mund ta bëjë askush që posedon ca vlera civilizuese, nga më elementaret. Evropa Perëndimore, jo, nuk e njeh këtë gjuhë, së paku jo nga koha qëkur u vendosën themelet e BE-së. Nuk besoj, që kjo formë banditeske e komunikimit do t’i ketë shkuar ndërmend ndonjë intelektuali evropian.

Nuk besoj, që kjo formë kafshore e komunikimit kalemor do t’i këtë shkuar ndërmend ndonjë intelektuali evropian. Unë po bindëm për të saten herë se pushka vret vetëm një herë, ndërsa penda në dorën e “intelektualit” monstër vret përtej pushkës e pas pushkës. Kësaj populli do ti thoshte:”Mos e vet se tregon vet”. Vërtetë si në komunikimet gojora apo të shkruara secili shpërfaqë, fytyrën e vet, karakterin e vet, shpirtin apo pa shpirtin e vet të deformuar. Sigurisht që intelektuali nuk vret as me pushkë e as më fjalë. Bisha vret sa herë që i ipet rasti. Intelektualit monstër i është dhënë rasti!!!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Bëni një koment

Arivisti Company