Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Jakupi i tregon Hashimit se me logjikë të kompromisit nuk shkohet as te miqtë

Prizren Post | 14:55 - 03.06.2018

Prishtinë – Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit Hashim Thaçi në lidhje me dialogun me Serbinë, ku ky i fundit ka treguar gatishmëri për kompromis me shtetin fqinj.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Me logjikën e kompromisit ne bisedime as te miqtë nuk shkohet”.

“Kështu nuk duhet të flasin shefat e shtetit. Dikush duhet t’i këshillon se kur çka duhet të thuhet e çka nuk bënë të thuhet”, ka shkruar ai.


Etiketa:
Arivisti Company