Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

“Jam Sara”

Prizren Post | 16:55 - 21.05.2017

Eroll VELIJA

Deti fshikullon bregun me valët e tij të shkurtra e monotone. Re të vogla, të bardha shkonin shpejt në qiellin e pamatur blu, të shtyra nga një puhizë e lehtë…

Rreth e rrotull e mbi brigjet rrinte pezull një mjegull e avullt, si ndonjë re e vogël e hollë dhe e bardhë, që rrezet e hënës e përshkonin, e argjendonin e i jepnin dritë dhe mbështillte tej e tej si diçka fantastike e lehtë dhe e tejdukshme rrjedhën valë-valë të ujit.

Dielli i mëngjesit hyn në dhomë. Është një dhomë studenteje e mobiluar thjeshtë. Në një stol të vogël prej mermeri e mbështetur në njërën faqe një paradë mode e veçantë kukllash të vjetra.

Sara, e shtrirë në shpinë tërësisht në krevat, mbulesat e ngrehura, në mënyrë jo të natyrshme, rreptësisht, deri afër mjekrës, e palëvizur, i mban sytë e zgurdulluara në plafon.

Sara, me një lëvizje lehtësisht prej somnabuli, u ngrit shpejt nga krevati.

Ajo më tha:” Tungjatjeta”, nën zë dhe shqiptoi edhe emrin tim. Kishte diçka vajtuese në zërin e saj. Qëndroi një kohë duke më vështruar,pastaj u largua, mbeta vetëm siç kisha qenë dikur. Për shumë vite e harrova Sarën. Më vonë, papritur, pas bombës, kur s’kisha më dëshirë për asgjë dhe rrija tek dritarja sepse ishte i vetmi vend që duroja, rifillova të mendoja për të.

Nëpër rrugë, mes mijëra grave, shpresoja të takoja Sarën. Një grua jo shumë e gjatë me shikim që ngjan si një përqafim. Nuk shihja askend, askush s’më kërkonte dhe unë s’e prishja terezinë. Ndoshta, brenda meje, e dija se vetëm kështu, pa pritur, takon diçka të re. Një të shtunë në mëngjes më zgjoi celulari. “Tungjatjeta” tha një zë i bukur.

” Jam Sara.”

“Ti je?” Mund të vi të të takoj? Jam në stacion, sapo më iku busi…”

Një orë më vonë hyri për herë të parë në shtëpinë time. “S’mund ta besoj: përsëriste. Dilte në dritare, qeshte, më vështronte, mbulonte sytë e lëbyrur me duar.

“S’është e mundur!” Por dukej se po fillonte të dashurohej”.

Eroll Velija (shkeputur nga libri:”Te dua e panjohur”)

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company