Januzaj: Nuk luaj për Kosovën


E martë, 20 Maj 2014
Adnan Januzaj

Adnan Januzaj

Belgjika do të jetë kombëtarja e parë dhe e vetme për talentin me prejardhje kosovare, Adnan Januzaj.
Mesfushori i Manchester United është paraqitur në krah të trajnerit të Kombëtares belge, Marc Wilmots në një konferencë shtypi.

“Jam i lumtur që jam në një ekip të mirë me një trajner të madh. Unë do të vazhdoj të luaj për Belgjikën edhe nëse Kosova pranohet ndërkombëtarisht”, ka thënë Januzaj, transmeton KTV-ja.

Para pak javësh, Januzaj zgjodhi Belgjikën përkundër interesimit të madh të Shqipërisë, Anglisë dhe Kosovës.
Ai ka lindur në Bruksel, kurse prindërit e tij janë nga Istogu. Januzaj është pjesë e skuadrës që do të udhëtojë me Belgjikën për Botërorin e Brazilit 2014. Ai ka një kontratë 5-vjeçare me gjigantin anglez të futbollit, Manchester United. /Telegrafi/

Të fundit