Japonia shënon 73 vjetorin e sulmit në Hiroshima


E hënë, 6 Gusht 2018

Hiroshima – Hiroshima ka shënuar përvjetorin e sulmit me bomba atomike më 1945, me një ceremoni përkujtimi për personat e vdekur dhe të plagosur, duke bërë thirrje për eliminim të armëve bërthamore, në kohën kur po negociohet për denuklearizim të Koresë Veriore.

Udhëheqësi i Hiroshimas, Kazumi Matsui ka përmendur agoninë e viktimave 73 vjet më parë dhe i ka bërë thirrje audiencës për të “dëgjuar sikur të kishin qenë aty më të dashurit tuaj”.

Më pas ai ka ngritur shqetësime për rritje globale të egocentrizmit dhe tensioneve, duke i bërë thirrje Qeverisë së Japonisë për të punuar drejt një bote pa armë bërthamore.

Etiketa: ,
Të fundit