Jep dorëheqje ambasadorja amerikane në Katar


E martë, 13 Qershor 2017

Njoftimi i Dana Shell Smith ndodhi ndërkohë që një krizë e rëndë ka përballur Katarin me fqinjët arabë, të cilët akuzojnë Dohan për mbështetje të terrorizmit.

“Këtë muaj, përfundoj tre vitet e mia si ambasadore në Katar”, shkruan Shell Smith në rrjetin social Twitter duke shtuar se ishte e nderuar të punonte në këtë vend.

Në Uashington, një zyrtar theksoi se ambasadorja do të linte edhe Departamentin e Shtetit dhe do të dilte në pension.

“Ajo e mori vetë këtë vendim”, shtoi ai.

Mandati i ambasadorëve amerikanë është përgjithësisht tre vjet.

Shell Smith ishte emëruar në Katar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama në vitin 2014.

Presidenti amerikan i ka kërkuar këtij vendi të ndërpresë menjëherë financimin e terrorizmit, ndërkohë që departamenti i Shtetit kërkon një lehtësim të sanksioneve kundër Dohas, përcjell Atsh.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike në fillim të qershorit me Katarin dhe kanë ndërprerë gjithashtu lidhjet ajrore dhe detare me emiratin e vogël të gazit.

Etiketa: ,