Jep dorëheqje ministri Blerim Kuçi


E mërkurë, 13 Janar 2021

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si ministër.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

“Kryeministri ka pranuar një letër kërkesë nga Blerim Kuçi për lirim nga detyra”, ka thënë ajo.

Blerim Kuçi kishte pranuar detyrën e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit më 5 qershor 2020. Kuçi në këtë pozitë kishte ardhur pas formimit të Qeverisë Hoti, ku pjesë e koalicionit qeverisës ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës aktualisht është në detyrë, pasi që Gjykata Kushtetuese kishte shpallur jo legjitim votimin e Qeverisë Hoti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 14 shkurt. /Telegrafi/

Etiketa:
Të fundit