Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Jep dorëheqje të parevokueshme shefi i PTK-së

Prizren Post | 16:31 - 31.10.2018

PRISHTINË – Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeshefit ekzkekutiv të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.

Këtë e kanë konfirmuar burime të klankosova.tv ndërsa bëjnë të ditur se dorëheqja e Begollit erdhi për arsye personale të tij.

”Po, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kreyshefit. Është e konfirmuar”, ka thënë ky burim për Klan Kosova.

Ndryshe, Begolli në krye të Telekomit të Kosovës u emëruar më 22 qershor të këtij viti. Ndërsa zyrtarisht detyrën e mori më 29 qershor, pas kalimit të afatit të ankesave.

Begolli po ashtu më parë mbante postin e ish-drejtorit në Komunën e Prishtinës në mandatin e kaluar të Shpend Ahmetit.


Etiketa:
Arivisti Company