E hënë, 8 Maj 2023
Raundi i ri i dialogut në Bruksel të martën solli pajtim për Deklaratën për të pagjeturit nga Kosova e Serbia.
Por, dy udhëheqësit e këtyre negociatave, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi deklaruan se nuk ka pajtim sa i përket çështjes së draft- statutit të prezantuar nga Ekipi menaxhues i cili ekip udhëhiqej nga një deputete e partisë se Vuçiqit në Parlamentin e Serbisë.
Në fakt ishte Kosova ajo që nuk e ka pranuar këtë draft-statut.
Kryeministri Kurti ka thënë se ky draft dëshmon dëshirën për “Republika Srpska” në Kosovë.
“Ky draft-statut është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën tonë dhe të drejtat e pakicave. Përkundër kësaj ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje dhe unë propozova një draft vizion me 11 pika përkitazi me nenin 7 se si do të duhej të ishin vlerat dhe principet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve jo-shumicë, pakicave”, tha Kurti të martën në mbrëmje transmeton Telegrafi.
Etiketa: Aktuale