Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Johnson: Britania mbështet Turqinë për mbrojtjen e demokracisë

Prizren Post | 11:33 - 28.09.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Ankara – Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson, në konferencën e përbashkët për media pas takimit me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me tentativën për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO tha se “Ajo që ndodhi në korrik ishte me kuptimin e plotë të fjalës tmerr, antidemokratike dhe qëllimkeqe. Gjëja më e mirë që duhej bërë ishte të shtypej. Tani, edhe ne në vendin tonë duhet t’i shikojmë me seriozitet paralajmërimet për këtë strukturë që quhet organizata Gylen”, raporton Anadolu Agency.

Në fjalën e tij, Johnson theksoi se takimet në Turqi ishin shumë të frytshme. “Ky është territori i të parëve të mi dhe kjo ministri është vendi ku kanë punuar paraardhësit e mi. Xhaxhai i madh Zeki Kuneralp, bënte punën që tani po e bëni ju këtu. Në këtë ministri, unë dhe familja ime kemi histori. Për këtë arsye është shumë mirë të jesh këtu dhe të ndash gjëra”, tha Johnson.

Në lidhje me tentativën për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO, Johnson u shpreh se “Britania mbështet Turqinë në luftën e saj dhe popullin turk për mbrojtjen e demokracisë.”

Përgjegjësia për masakrën në Halep bie mbi Asadin dhe mbështetësit e tij

Johnson tha se të dy shtetet kanë shfaqur qëndrim të njëjtë në lidhje me Sirinë dhe çështjet e tjera rajonale. “Qeveria ime dhe shumë njerëz në botë janë në dijeni se pjesa më e madhe e përgjegjësisë për masakrën ndaj popullatës në Halep bie mbi regjimin e Asadit dhe mbështetësit e tij në Rusi dhe Iran.”
Ai vuri në pah se mbështet hapat e Turqisë për shuarjen e dhimbjeve në Siri.

Gjithashtu kryediplomati britanik rikujtoi se në kuadër të vizitës në Turqi ka vizituar edhe qytetin e Gazientepit. “Pashë se qeveria turke ka dhënë shumë përpjekje heroike në luftën kundër krizës së refugjatëve. Aktualisht, në Turqi ka tre milionë persona nga Siria. Jeni duke bërë investime të mëdha në kampet e refugjatëve”, tha Johnson.

Pasi tha se të dy shtetet janë në pozitën e njëjtë në luftën kundër DAESH-it dhe PKK-së, Johnson shtoi se “Bota po e kupton se Turqia ka rëndësi vendimtare për sigurinë e botës.”

“Ajo që ndodhi në korrik ishte tmerr me kuptimin e plotë të fjalës”

Në pyetjen se çfarë hapa konkret ka ndërmarrë Britania kundër Organizatës Terroriste FETO, Johnson u përgjigj se nga Turqia kanë marrë të dhëna për ta kuptuar strukturën, mënyrën e veprimit dhe planet e kësaj organizate.

“Ajo që ndodhi në korrik ishte me kuptimin e plotë të fjalës tmerr, antidemokratike dhe qëllimkeqe. Gjëja më e mirë që duhej bërë ishte të shtypej. Tani, edhe ne në vendin tonë duhet t’i shikojmë me seriozitet paralajmërimet për këtë strukturë që quhet organizata Gylen. Sot Mevluti më dha një listë të organizatave për të cilat autoritetet turke mendojnë se kanë lidhje me këtë organizatë. Natyrisht që ne do të punojmë që t’i zbulojmë të gjitha elementet që kanë lidhje me ta”, theksoi Johnson.

Ndryshe, Sekretari i Jashtëm i Britanisë Johnson është stërnipi i Ali Kemal, i cili ka qenë ministër në qeverinë e Damat Ferit Pashës gjatë periudhës Osmane dhe i cili njihet për qëndrimin e tij kundër Luftës për Pavarësi.


Bëni një koment