Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Juventus mposht Milanin, kualifikohet në gjysmëfinale [video]

Prizren Post | 05:48 - 26.01.2017

Juventusi ka fituar ndaj Milanit me rezultat 2-1 në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Zonja e Vjetër ishte më e mirë dhe ishte një kualifikim i merituar për vendasit.

Goli i parë në takim erdhi nga Paulo Dybala në minutën e 10-të pas një asistimi nga Juan Cuadrado.

Në minutën e 21-të shënoi edhe Miralem Pjanic, i cili befasoi Gianluigi Donnarumman nga gjuajta e lirë dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Milani e filloi pjesën e dytë më mirë dhe në minutën e 53-të shënoi Carlos Bacca.

Por, për mysafirët çdo gjë u bë më e vështirë në minutën e 54 kur Manuel Locatelli u ndëshkua me karton të kuq, raporton Telegrafi.

Në gjysmëfinale Juventusi do të përballet me Napolin.


Etiketa:
Arivisti Company