E diel, 23 Maj 2021
Juve e ka siguruar kualifikimin për LK në ndeshjen e fundit të Serie A duke mposhtur Bologna-n me rezultat 4-1.
Chiesa u gjind më së miri në zonë pasi disa tentativave të mysafirëve për ta zhbllokuar rezultatin në minutën e gjashtë.
Morata e dyfishoi epërsinë në 2-0 ndërsa në fund të pjesës së parë Adrien Rabiot e trefishoi atë.
Morata shënoi edhe golin e dytë personal, i asistuar nga portieri Wojciech Szczesny me një top të gjatë.
Golin e nderit për skuadrën vendase e realizoi Riccardo Orsolini.
Etiketa: Champions League, Juventus, liga e kampioneve, Serie A