Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ka filluar numërimi i fletëvotimeve, dalja e qytetarëve në zgjedhje është 43%

Prizren Post | 20:08 - 17.10.2021

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në konferencën e katërt për sot, ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi zgjedhor dhe se tashmë të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 është 43% apo 770 mijë e 117 votues.

Ai ka shtuar se në zgjedhjet lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 822 mijë 484 votues 43.5% .

Radoniqi gjithashtu ka theksuar se ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve dhe se nga ora 19:00 ka filluar afati 24 orësh për paraqitje të ankesave në PZAP.


Etiketa:

Bëni një koment