Kalhammer: Hitleri flinte deri në 2 pasdite


E hënë, 28 Prill 2014

Elisabeth Kalhammer ka thyer heshtjen e saj pas 71 vjetësh për të treguar sesi ishte jeta e diktatorit nazist, Adolf Hitler, në rezidencën e tij në Berghofwhen.

Kalhammer, (89) i është përgjigjur një reklame të gazetës së vitit 1943. Ajo nuk e dinte që punëdhënësi i saj në Berghof të Austrisë ishte Adolf Hitler. Ajo tregon që diktatori dëshironte të ishte i shëndetshëm, por nuk ngopej me ëmbëlsira.

Derisa ndihmësit e tij ishin të informuar, ai mbante një dietë strike të shëndetshme dhe pinte vetëm ujë të vakët.

Mirëpo, Adolf Hitler gjithmonë nuk do t’i rezistonte sulmeve të mesnatës nga përtypje duke ngrenë një ëmbëlsirë që kishte marrë emrin si “Torta e Fuhrerit” dhe kënaqësi të tjera sentimentale në kuzhinë.

Ai do të kontrollonte kuzhinën pasi që qëndronte deri vonë zgjuar me mysafirë dhe vështirë që zgjohej deri në ora 2 të pasdites. Kështu thotë një shërbëtore e tij që gjendet në një mal të Bavarisë.

Kalhammer, (89), thotë që Hitleri dhe zonja e tij Eva Braun – të cilën stafi e përshëndesnin me “Heil M’lady” – komandonin shtëpinë e tyre.

Të gjithë shërbëtorët e dinin që Hitleri kishte probleme me shpretkën e tij dhe mbante një dietë strikte që ja kishte shpikur kuzhinieri personal.

Por diktatori i famshëm ishte i dhënë pas ëmbëlsirave dhe në mënyrë të fshehtë hante biskota me çokollatë dhe kulaçe me kajmak, thotë znj. Kalhammer.

Torta e Fuhreri – ishte një torte me molla të spërkatura me lajthi dhe rrush të thatë – është dashur të përgatitet çdo ditë dhe të ishte e gatshme çdo natë pasi që diktatori ishte si ata djemtë e këqinj të shkollës që ecin në shtëpi gjatë natës pasi nuk kanë gjumë.

“Atij i pëlqenin gjërat e ëmbla”, thotë ajo, “kurse Eva Braun ishte shoqja e jonë më e mirë”.
Austriakja Kalhammer – që atëherë quhej Elisabeth Marchtrenkerin – shkuan për të punuar në shtëpinë e Fuhrerit afër Berchtesgaden më 1943 pasi ju përgjigjen një shpalje në një gazetë lokale ku shkruante: “Kërkohet një shërbëtore. Vendi The Berghof on the Obersalzberg”.Ajo nuk e dinte që punëdhënësi i saj do të ishte Hitleri.

Nëna e saj i kishte kërkuar që mos ta shkoj në punë por tinejxherja ndjente se nuk mund ta mohonte kurse zyra e punësimit në Reich i tha se ajo do të ishte e kënaqur me kushtet e punës.

“Kur shkova ndihesha e dobët”, tha znj Kalhammer për gazetën Salzburger Nachrichten.

Që në ditën e parë ajo u desh të kaloi tre poste të rojeve SS.

“Shtëpia ishte plot mysafirë dhe Fuhreri ishte papritmas ishte aty”, tha ajo.

Ajo shumë shpejt kuptoj që “i lejohet të mendoj por jo të flas” përderisa në prezencën e tij jo vetëm ajo por edhe të tjerët nuk duhet të bënin thashetheme për të – edhe pse natyrisht ata bënin.

Që nga fillimi, Elisabethit i ishte tërhequr vëretjtja që nëse dikush shpalos detaje nga Verghof do të përballej me një dënim të madh.

Ajo ishte një nga 22 vajzat që ishin gjithmonë në shërbim të prezencës së Hitlerit edhe pse ajo kurrë nuk ka folur më të – ai i lejonte vetëm stafin që i kishte shërbyer për kohë të gjatë që t’i afroheshin dhe të hynin në dhomën e tij private.

Ajo punoi në lavandëri dhe dhoma të qepjes, bëri pastrimin dhe bënte çaj të cilin Hitleri kishte dëshirë ta pinte në një filxhan porcelanit Nymphenburg.

Njëherë ajo theu një filxhan dhe ishte dënuar me disa ditë pushim. Kushtet ne Berghof ishin një kontrast i zymtë për ata që përballen me gjermanët dhe austriakët normal.

Përderisa familja e Elisabethes kishte pak për të ngrenë, shërbëtoret kënaqeshin duke pirë lëngë molle dhe kishin ushqim të mjaftueshëm.

Ajo thotë që Eva Braun “gjithmonë ishte mirë. Ajo sillej si një zonjë e shtëpisë, edhe pse ajo nuk ishte e martuar. Ajo dizajnonte uniformat tona. Për Krishtlindje ajo mu prezantua mua me rroba leshi, çorape të thurura për burrin që kishte përballë”.

Hitleri ishte i pasionuar pas filmave dhe kishte një kinema private bë Berghof. Shërbëtoret lejoheshin në kinema vetëm kur kishte filma propagandues ky luante aktorja Marika Roek. Brain magjepsej nga Roekk”, thotë ajo.

Por, gjendja ndryshoi më 1944, pas një dështimi të një atentati kundër Hitlerit nga disa oficer të armatosur. Elisabeth punoi në Berghof der në fund të luftës, derisa ishte evakuuar nga shtëpia për shkak të bombardimeve të forcave aleate nga ajri. /Telegrafi/