E hënë, 1 Korrik 2019
PRISHTINË – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka publikuar rezultatet e testit të maturës.
Kalueshmëria në total e testit ka qenë 64.64%, ndërsa klasa XII-a nga shkolla Don Boko në Gjilan do ta përsëritë pjesën e parë të testit, njofton Klan Kosova.
Ministri Shyqiri Bytyqi tha se këtë vit procesi testues ka qenë më i mirë se në vitet e kaluara.
“Mbarëvajtja dhe monitorimi i testit të maturës këtë vit ka qenë më e mirë se viteve të kaluara”.
Ndërkaq, pesë administrues janë dënuar me mosushtrim të përhershëm dhe me kundërvajtje prej 300 euro dhe tre administrues janë dënuar me mosushtrim të përhershëm.
Etiketa: Aktuale, Kosovë, Ministria e Arsimit, testi i matures