Kamberi në takim me Vuçiçin kërkoi zbatim të marrëveshjeve për Luginën


E enjte, 14 Korrik 2022

BEOGRAD – Përfaqësuesi i shqipterëve në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi u takua me presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic në Beograd.

Kamberi nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook nmjoftoi rreth takimit.

Zbatim të marrëveshjeve për Luginën, ndryshim të ligjeve për minoritetet dhe fond për zhvillim” ishin kërkesat që, sot, në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia dorëzuam Presidentit të Republikës së Serbisë.”- tha ai.

Nuk është prioritet i joni pjesëmarrja në qeveri, por, përfshirja në institucionet publike dhe shtetërore në nivel lokal dhe rajonal.

Ndërprerja dhe hetimi i pasivizimit, fondi zhvillimor për Luginën, ndryshimi i Ligjit për flamurin ishin disa nga pikat që potencuam në takimin e sotëm.

Pjesëmarrja në qeveri, derisa nuk jemi të përshirë në nivel lokal e regjional, është koncept politik që nuk është prioritet i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Etiketa: , , , , ,