Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kanadaja e interesuar për sektorin e minierave në Kosovë

Prizren Post | 19:48 - 20.06.2013

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila priti sot ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Louise LaRocque, më të cilën diskutoi për mundësitë e investimeve në Kosovë, me theks të veçantë në sektorin e minierave.

Pasi e informoi mysafiren për mundësitë e të bërit biznes në vendin tonë, Kusari-Lila e kërkoi mbajtjen e një forumi ekonomik në Kosovë me biznese nga Kanadaja, ku bizneset kanadeze do të njoftoheshin për së afërmi me të gjitha mundësitë që ofron Kosova. Shtesë kësaj, nisur nga fakti se Kanadaja është e njohur për ekspertizën në sektorin e minierave, zëvendëskryeministrja tha se do të ishte e nevojshme ndarja e eksperiencës në këtë fushë, qoftë në formë të trajnimeve apo konferencave.

Aambasadorja kanadeze tha se vendi i saj vazhdon të mbështesë Kosovën dhe se menjëherë do të shqyrtojë mundësitë e nënshkrimit të dy marrëveshjeve të përmendura nga ministrja.

Ambasadoren jorezidcente në Kosovë, e cila ka ardhur nga Zagrebi, u takua sot edhe me ministrin e Financave Besim Beqaj,i cili e falënderoi atë për mbështetjen dhe përkrahjen e qeverisë kanadeze në të gjitha fazat e zhvillimit të shtetit të Kosovës.


Etiketa:
Arivisti Company