Kanceri i mitrës; 7 simptomat që nuk duhet të injoroni kurrë


E hënë, 18 Janar 2021

Kanceri i qafës së mitrës është një nga llojet më vdekjeprurëse të kancerit tek femrat, por mund të trajtohet shumë lehtë nëse zbulohet herët.

Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet zakonisht nga Human Papilloma Virus (HPV), i cili transmetohet nëpërmjet rrugëve seksuale. Nëse sistemi juaj imunitar është I fortë, atëherë virusi mund të zhduket vetë, përndryshe ai mund të çojë në zhvillimin e qelizave kancerogjene.
Edhe pse kanceri i qafës së mitrës nuk shfaq simptoma të dukshme si kanceri i gjirit, ai përsëri mund të zbulohet herët nëse duhet të dini çfarë shenjash ka. Vizitoni menjëherë gjinekologun nëse keni një nga këto simptoma:
1.Lytha – Sipas gjinekologes Rosa Maria Leme, shfaqja e lythave të vegjël (të brendshme ose të jashtme) shërben si një shenjë për shumë sëmundje, të tilla si Human Papilloma Virus, i cili rrit shanset për zhvillimin e kancerit të mitrës tek gratë.
2.Dhimbje ose gjakderdhje – Dhimbjet e legenit dhe gjakderdhja janë gjithashtu shenja tipike të kancerit të qafës së mitrës duke qenë se zverku fillon të acarohet për shkak të rritjes jonormale të qelizave. Çdo gjakderdhje që nuk lidhet me ciklin menstrual kërkon menjëherë vëmendje mjekësore.
3.Anemi – Kanceri i qafës së mitrës mund të shkaktojë edhe anemi, për shkak të gjakderdhjes së tepërt, e cila është një tjetër shenjë e kancerit. Nëse mënyra e të ngrënit është njësoj, por ndiheni të lodhur vazhdimisht ose rrahjet e zemrës i keni më të shpeshta, ju duhet të ekzaminoheni për anemi dhe kancer të qafës së mitrës.
4.Probleme me urinimin – Vështirësia në urinim është një tjetër shenjë e kancerit të qafës së mitrës që ndodh si rezultat i ënjtjes së zverkut, duke penguar kështu daljen e urinës. Në këtë rast ju nuk mund ta zbrazni krejtësisht fshikëzën e urinës dhe keni dhimbje gjatë urinimit.
5.Shkarkim të pazakontë – Kur kanceri fillon të zhvillohet brenda zverkut, qelizat e mitrës fillojnë të sekretojnë ujë.
6.Dhimbje të vazhdueshme në këmbë, ije ose në shpinë – Zverku i ënjtur nuk prek vetëm veshkat dhe fshikëzën e urinës, por edhe organet e brendshme. Ai rrit rrjedhjen e gjakut tek këmbët dhe legeni, duke shkaktuar kështu dhimbje dhe ënjtje në këmbë dhe kyçet.
7.Rënie në peshë – Shume lloje të kancerit kanë si simptoma mungesën e oreksit dhe peshën. Në rastin e kancerit të qafës së mitrës, zverku i ënjtur vë në presion stomakun, duke shkaktuar kështu mungesë oreksi dhe rënie në peshë.
Shënim: Është e rëndësishme të dini se këto simptoma mund të shkaktohen edhe në raste të tjera që nuk kanë lidhje me kancerin. Gjithsesi, duhet të konsultoheni me një mjek që të zbuloni se çfarë sëmundje mund të keni./Shendet+/

Të fundit