E diel, 24 Qershor 2018
Kombëtarja e Anglisë ka gjetur edhe golin e gjashtë në ndeshjen e tyre të grupeve ndaj Panamasë.
Anglia ka shtuar edhe më shumë epërsinë ndaj Panamasë në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin G në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Është sulmuesi Harry Kane, i cili ka shënuar me fat për epërsinë 6-0.
Goli i Kane erdhi pas një devijimi pavetëdije të goditjes së Loftus-Cheek.
Ky gol erdhi në minutën e 62-të dhe ishte i treti personal për Kane.
Etiketa: Anglia, Botërori 2018, Harry Kane, Kupa e Botës, Panama, Russia 2018