Kaos në Stamboll: Një polic i vrarë


E hënë, 27 Korrik 2015

stam

Një polic është vrarë gjatë përleshjeve të ashpra të demonstruesve dhe policëve në Stamboll, raporton AFP duke u thirrur në mediat turke.

Dhuna ka shpërthyer në Gazi, pjesë e Stambollit ku të premten policia e goditi për vdekje një aktiviste të majtë,. Polici Muhamet Fatig Sirvi është goditur me plumb në kraharor derisa tentonte t’i arrestonte disa demonstrues të dhunshëm. Ai është dërguar në spital, por ka vdekur nga plagët e marra.

Kaos në Stamboll: Koktej molotovi, topa uji…

Policia me gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome e kanë shpërndarë një protestë në veri të Stambollit pas varrimit të aktivistet, raporton FrancePress nga vendi i ngjarjes.

Përleshjet në Stamboll kanë vazhduar edhe në ditën e tretë rresht pasi varrimit të aktivistes së majtë të cilën e vrau policia.

Disa qindra njerëz kanë hedhur gurë dhe koktej molotovi në drejtim të policisë.

AFP raporton se dhuna ende po vazhdon.

Sipas të dhënave të fundit, policia turke ka arrestuar deri më tash 600 persona në fushatën kundër ISIS-it dhe në mesin e tyre ka edhe kurd.