Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kapen me qindra kg drogë në Itali, mes tyre një i ri shqiptar

Prizren Post | 13:42 - 17.01.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Itali – Forcat e Guardia di Finanza-s të Brindisit dhe Leçes kanë arrestuar në agim katër persona, 3 italianë dhe 1 shqiptar, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike.

Sipas ueb-faqes lokale të lajmeve “quotidianodipuglia.it” policia konfiskoi 612 kilogramë marijuanë dhe 21.5 kilogramë hashash.

Aarrestimet erdhën pas disa hetimesh të nxitura nga disa lëvizje të dyshimta të një automjeti përgjatë bregdetit të Leçes “Le Cesine” deri në qytetin Leven.

Pasi e kanë ndalur, policia ka zbuluar shumën e madhe të lëndëve narkotike duke bërë menjëherë konfiskimin e saj dhe arrestimin e katër personave.

Në kërkim janë shpallur edhe tre persona të tjerë që dyshohet se kishin siguruar një varkë për transportin e drogës.

Ende nuk dihet origjinë e drogës, por të qenit e një shqiptari në mesin e të arrestuarve ka ngritur dyshime se ajo mund të ketë origjinë shqiptare.

Makina dhe varka janë konfiskuar nga policia.


Etiketa:

Bëni një koment