Kapen në Greqi 900 kg marihuanë, arrestohen 3 shqiptarë


E enjte, 12 Dhjetor 2013

Athinë, 12 dhjetor – Policia greke njoftoi se bllokoi rreth nëntëqind kilogramë lëndë narkotike marihuanë, e cila dyshohet se do të transportohej nga Greqia drejt vendeve të tjera europiane. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kamion në një hapësirë të posaçme të mbyllur.Polica greke tha se arrestoi tre të rinj nga Shqipëria, që po transportonin lëndën narkotike.

Sipas Policisë greke rrjeti kriminal merrte masa që lënda narkotike të fshihej në sipërfaqe hermetike për t`i shpëtuar jo vetëm kontrolleve nga shërbimi doganor por edhe kontrollit me qentë nuhatës të narkotikëve të policisë greke.Dosja e arrestimit të të rinjve shqiptarë i ka kaluar Prokurorisë së Athinës thanë burimet zyrtare greke . Emrat e të rinjve shqiptarë të arrestuar , për fshehtësi hetimesh , ende nuk janë bërë të ditur, por sipas policisë greke çështja kishte një muaj që po hetohej trafiku i hashashit nga Shqipëria drejt Greqisë vazhdon të jetë intensiv gjatë kohëve të fundit.Vetëm në rajonin e Janinës, zonës fqinje me Shqipërinë, policia greke ka bllokuar këtë vit rreth 9 tonë e gjysëm lënde narkotike të llojit mariuanë.

Sasia më e madhe e mariuanës kultivohet në Shqipëri në fshatin Lazarat të Gjirokastrës , një fshat në të cilin prej vitesh policia nuk ka hyre për shkak të përplasjes së mundshme me banorët.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Artan Didi tha dje në Tiranë, pas një takimi me drejtuesit e një misioni ndërkombëtar policor , se policia shqiptare po harton plane për disa zona problematike të kultivimit dhe transportimit të hashashit.

Etiketa: , ,