Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kartolina e Picasos shitet për 166 mijë euro

Prizren Post | 18:06 - 22.06.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Kartolina me nënshkrimin në formën e vizatimeve nga Pablo Picasso është shitur në një ankand në Gjermani me një çmim prej 166 mijë euro.

“Asnjë kartolinë nuk e ka arritur një çmim kaq të lartë”, thonë në shtëpinë e ankandit Gerner në Shtutgart .
Blerësi, një koleksionist amerikan emri i të cilit nuk është bërë i ditur e ka blerë kartolinën nëpërmes telefonit.
Kartolina me një pamje nga qyteti francez Po, Picaso ia kishte dërguar mikut të tijm poetit Guillaume Apollinaire më 5 shtator 1918. Por në vend se t’i shkruajë disa fjalë, mjeshtri spanjoll vizatoi një skemë që sipas Gertner, mund të caktohet në fazat kubike të piktorit.
Kartolina asnjëherë nuk kishte shkuar në adresë të Apollinaire.

Picaso iu kishte adresuar në spanjishte duke shkruar “Don Guiallaume Apollinaire” çka ka qenë e mjaftueshme për postën e Parisit që t’ia kthejë dërguesit prapa me vërejtjen “marrësi i panjohur”.Disa muaj pas dërgimit të kartolinës Apollinaire ka vdekur nga gripi spanjoll./kultplus/


Arivisti Company