Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Katari nuk dorëzohet ndaj shteteve arabe

Prizren Post | 20:09 - 08.06.2017

Ministri i Punëve të Jashtme, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, ka thënë që favorizon diplomacinë për zgjidhjen e krizës që është duke u thelluar dhe se nuk do të ketë zgjidhje ushtarake.

Katari ka mohuar akuzat që u ofron mbështetje islamistëve ekstremist.

Ndërsa, agjensioni i lajmeve Al Jazeera në Katar, ka thënë që është duke përjetuar një sulm kibernetik.

Në një deklaratë ata kanë thënë që shërbimet e tyre janë duke funksionuar, mirëpo sulmet kibernetike janë duke u shpeshtuar.

Arabia Saudite dhe disa shtete të tjera kanë ndërprerë udhëtimet dhe marrëdhëniet diplomatike me Katarin ditën e hënë.


Etiketa:
Arivisti Company